28/11/2009 9.45.03



Atë Gjergj Fishta e Fan S. Noli: HIMNE FLAMURIT KOMBTÁR


|

Atë Gjergj Fishta :HIMNI I FLAMURIT KOMBTÁR
1 Porsi fleta e Ęjllit t’ Zotit Po rreh Flamuri i Shqypnís E thrret t’bijt e Kastrijotit Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
2 Bini, Toskë, ju, bini Gegë! Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë! A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë! Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
3 Për mbas Flamurit t’vet Shqyptari, Kúr rrokë armët per t’drejta t’veta, Atje lufta ndezet zhari, Atje anmiku vęhet m’t’leta. Bini, Toskë! etj.
4 Mbi njatë Flamur Perendija Me dorë t’vet Ai e ka shkrue: “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija: Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!” Bini, Toskë! etj.
5 Shka? a thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme, Qi vetë Zoti na ka dhânun, Sod me e shkelë kamba e poshtnueme E nji t’huej’t na kem’ m’ia lânun? Bini, Toskë! etj.
6 Ah; jo, kurr. Njiqind herë para Kem’ me u shkrî me grá, me fmi! Kem’ me mbetë kortar nder ara, Se me shkelë lâmë t’ huej’n n’ Shqypní. Bini, Toskë! etj.
7 M’kambë , Sokola të Shqypnís! Flamri i ynë, qe, n’ajr po shtiellet Si pol veshet t’Perendís, Kah na bân hije prej qiellet. Bini, Toskë! etj.
8 Mâ mirë dekë me u shue nen hije T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit, Se me rrnue nji jetë robnije Për nen sukuj t’huejë t’Balkanit. Bini, Toskë! etj.
9 Armët e besën na i njeh bota; Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët, Luften né na e msoj Kastrjota: Kę, theu, frigë, do t’ kén Shqyptarët? Bini, Toskë! etj.
10 Urra! djelm, eh ’u dhashtë e mbara! Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé! Flamri i ynë, qe, u nis përpara: Ndihmo, Zot, për Atme e Fé! Bini, Toskë! etj. Fan S. Noli: HYMNI I FLAMURIT O Flamur gjak, o Flamur shkabë, O vënt e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, Flamur i zi. 5 Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Veneciani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli. 1Flamur që lint Shën Kostandinin, 10 Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben' u lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, 15 Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u ndeze, u nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, 20 O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë prije Shqipërinë, Përlintja shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri!
|